Telashe te Spanja, RFEF konfirmon se 15 lojtare kanë refuzuar të luajnë shkaku i trajnerit - Gazeta Express
string(89) "telashe-te-spanja-rfef-konfirmon-se-15-lojtare-kane-refuzuar-te-luajne-shkaku-i-trajnerit"

Telashe te Spanja, RFEF konfirmon se 15 lojtare kanë refuzuar të luajnë shkaku i trajnerit

Sport

Gazeta Express

23/09/2022 20:27

Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) ka konfirmuar se 15 futbolliste u kanë dërguar e-maile duke kërkuar shkarkimin e trajnerit të Kombëtares së Spanjës në konkurrencën e femrave, Jorge Vilda.

“SPORT” ka raportuar se të enjten mbrëma, 15 futbolliste dërguan e-maile, në të cilat thuhej se për shkak të efektit në gjendjen e tyre emocionale, nëse Vilda dhe stafi i tij nuk largohen, ato do të largohen nga Kombëtarja”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

RFEF konfirmoi se këto raportime janë të vërteta, por nuk dhanë sinjal se do të marrin parasysh mendimin e tyre.

“RFEF nuk do të lejojë lojtarët të vënë në dyshim vazhdimësinë e trajnerit kombëtar dhe stafit të tyre. Kjo situatë ka kaluar nga një pyetje sportive në një çështje dinjiteti. Kombëtarja nuk është e negociueshme. Futbollistet që kanë paraqitur tërheqjen e tyre do të kthehen në kombëtare në të ardhmen vetëm nëse pranojnë gabimin e tyre dhe kërkojnë falje”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga RFEF.

Sipas mediave spanjolle, situata duket se nuk ka një fund të qartë në horizont, me të dyja palët që qëndrojnë të patundura në pozicionet e tyre.

Ndryshe, përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Jorge Vilda, ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. /Gazeta Express/