Teknologjia e re e çmendur që po vjen nga Tesla, karikimi i veturave elektrike do të bëhet pa prizë - Gazeta Express
string(98) "teknologjia-e-re-e-cmendur-qe-po-vjen-nga-tesla-karikimi-i-veturave-elektrike-do-te-behet-pa-prize"

AutoTech

Gazeta Express

05/09/2023 12:51

Teknologjia e re e çmendur që po vjen nga Tesla, karikimi i veturave elektrike do të bëhet pa prizë

AutoTech

Gazeta Express

05/09/2023 12:51

Teknologjia për karikimin e veturave elektrike nga Tesla ka qenë shpesh në lajme derisa kompania synon që mbushësit e saj të Standardit të Karikimit të Amerikës së Veriut (NASC) të miratohen tek karikuesit e Sitemit të Karikimit të Kombinuar (CCS) që përdorin automjetet e tjera EV.

Por, Tesla ka bërë një investim të madh në një teknologji të re – një që do t’i lejonte shoferët të karikonin EV-të e tyre pa asnjë prizë fare, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Tesla thuhet se ka investuar 76 milionë dollarë në teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike me valë.

Siç u përfol më parë, kompania në fakt bleu një startup gjerman të quajtur Wiferion që fokusohet në krijimin e teknologjisë për karikimin induktiv (d.m.th me valë) për veturat elektrike dhe robotë.

Derisa Tesla nuk e bëri publik çmimin e blerjes, Canary Media raporton se në fluksin e parasë u vunë në dukje 76 milionë dollarë të shpenzuara për “kombinimet e biznesit”.