Një personi në Kamenicë i’u është konfiskuar patent shoferi me masën e ndalim vozitjes prej 3 muajsh pasi që ka tejkaluar shpejtësinë e paraparë.
Në kuadër të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor”, Policia e Kosovës ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Koretin në komunën e Kamenicës. Sipas njoftimit, aty një kundërvajtës kishte lëvizur me shpejtësinë 103 km/h në zonën ku lejohet 50 km/h.
Me këtë rast, Policia ka gjobitur personin me treqind euro si dhe ka konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan po realizon këtë plan operativ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet.