Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Gjilan gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj - Gazeta Express
string(93) "tejkaloi-ne-vije-te-plote-shoferi-ne-gjilan-gjobitet-me-150-euro-dhe-i-merret-leja-per-3-muaj"

Tejkaloi në vijë të plotë, shoferi në Gjilan gjobitet me 150 euro dhe i merret leja për 3 muaj

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 14:26

Një shofer në Gjilan është gjobitur sot pasi ka tejkaluar në vijë të plotë.

Me këtë veprim, sipas policisë, ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Lexo Edhe:

Shoferi është gjobitur me 150 euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes.

Njoftimi i plotë:

Tejkalim në vijë të plotë

Gjilan, 19 shtator 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.