Tejkaloi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 21-vjeçari gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi për tre muaj - Gazeta Express
string(115) "tejkaloi-dyfishin-e-shpejtesise-se-lejuar-21-vjecari-gjobitet-me-300-euro-dhe-i-merret-patente-shoferi-per-tre-muaj"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2024 19:03

Tejkaloi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 21-vjeçari gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi për tre muaj

Lajme

Gazeta Express

24/02/2024 19:03

Policia e Kosovës njoftoi se këtë të shtunë, rreth orës 17:40, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

Sipas njoftimit, i njëjti në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h.

Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobën për kundërvajtje 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.

 

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit”, thuhet në komunikatën për media.

Policia tutje ka thënë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë.