Teherani godet parkun arkeologjik në Izrael - Gazeta Express
string(43) "teherani-godet-parkun-arkeologjik-ne-izrael"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 14:12

Teherani godet parkun arkeologjik në Izrael

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 14:12

Izraeli dhe Irani kanë vijuar në mënyrë të pandalur sulmet ndaj njëri tjetrit këtë të premte ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyri në javën e tij të dytë. Raketat balistike të Iranit goditën këtë mëngjes për të dytën ditë rradhazi qytetin Beer Sheva ndërsa Irani deklaroi se kishte shënjestruar parkun teknologjik i cili përdorej nga ushtria Izraelite.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe nga mediat ndërkombëtare treguan një zjarr të madh pranë zyrave të kompanisë Microsoft në këtë qytet.Autoritetet Izraelite kanë raportuar për të paktën 7 persona të plagosur në këtë sulm.

Edhe një ditë më parë Irani goditi një spital në këtë qytet duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturëne  tij.

Edhe Izraeli përshkallëzoi sulmet e tij ndaj Iranit këtë të premte, duke goditur në orët e para të mëngjesit disa vendodhje të prodhimit të raketave dhe një structure kërkimore bërthamore në Teheran, kryeqytetin e Iranit.

Tel Avivi zyrtar tha se më shumë se 60 avionë luftarakë të forcave të tyre ajrore u përfshinë në këtë operacion. Në mesin e objektivave të goditur Ushtria Izraelite tha se ishte edhe selia e programit SPND të Iranit, një agjenci kërkimore dhe zhvillimi në mbrojtje që Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur pasardhëse të drejtëpërdrejt të programit bërthamor të Iranit para vitit 2004.

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran ka deklaruar se sulmet një javore të ushtrisë Izraelite kanë lënë të vrarë 639 persona të vrarë në vend dhe mijëra të lënduar. Nga ana tjetër Izraelit thotë se sulmet Iranian me raketa kanë lënë mbi 15 persona të vrarë dhe qindra të plagosur.