Tedi Dobi do të jetë zëvendendësministri i ri i Drejtësisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ministri Manja në një postim në rrjetet sociale.
“Nga sot, Tedi Dobi do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/ministër drejtësie!’, shkruan Manja.
Në janar të këtij viti, Dobi nisi eksperiencën e tij 1-vjeçare si këshilltar pranë Kryeministrisë.