Teatrot shqiptare me marrëveshje bashkëpunimi - Gazeta Express
string(45) "teatrot-shqiptare-me-marreveshje-bashkepunimi"

Teatrot shqiptare me marrëveshje bashkëpunimi

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 13:28

Teatri Kombëtar i Kosovës bashkë me Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Teatri Kombëtar ka njoftuar se ky bashkëpunim do të bëhet edhe për shkak të “Festivalit të Teatrit Shqiptar – MOISIU”.

Lexo Edhe:

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare u dakorduan për bashkë-organizimin e “Festivalit të Teatrit Shqiptar – MOISIU” i cili këtë vit do të mbahet në Shkup dhe do të vazhdoj çdo vit në rotacion në tre kryeqytetet, si dhe për bashkë-prodhimin e përvitshëm të një shfaqje me karakter kombëtar në mes të tre teatrove kryesore shqiptare – nga viti 2023.

Kujtojmë së objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës është në rinovim e sipër dhe së shfaqjet teatrore do të mbahen në hapësira opsionale njëra prej të cilave është edhe Amfiteatri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

/Gazeta Express