Teatrot kosovare publikojnë orarin e shfaqjeve online - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

07/04/2020 11:48

Teatrot kosovare publikojnë orarin e shfaqjeve online

Arte

Gazeta Express

07/04/2020 11:48

Teatrot kosovare kanë publikuar orarin e përbashkët online të shfaqjeve që do të transmetohen këtë muaj përmes faqeve zyrtare të Facebook-ut të këtyre teatrove.

Transmetimi i shfaqjeve të këtij kalendari nis nesër me shfaqjen “a.y.l.a.n.” të Teatrit të Gjilanit.

Shfaqjet që do të transmetohen janë xhirime të më hershme, dhe shfaqen në ora 20:00 në faqen në Facebook të teatrove, në të njëjtën kohë.

Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se kalendari online i prillit përfshin 23 shfaqje të teatrove kosovare.

Sipas komunikatës, iniciativës së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit të Gjilanit për krijimin e një kalendari online të përbashkët për muajin prill, i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” i Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” I Prizren, Teatri “Adriana” nga  Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”.

“Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00 dhe jepen online / livestream përmes linkut, që publikohet ditën kur është planifikuar shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse”, thuhet në njoftimin e TKK-së.