Teatri i Qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” ka njoftuar se do të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Babel Fest”, i cili mbahet në qytetin Targovishte të Rumanisë.
Ky festival i rëndësishëm kulturor mbledh çdo vit trupa teatrore nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin artistik përmes gjuhës universale të teatrit.
Në kuadër të këtij festivali, Teatri i Mitrovicës do të prezantohet me shfaqjen:
“Kontesha Arduini” / Contesa Arduini, me autor Aldo De Benedetti dhe regji të Marigona Bekteshi Ferati. Aktorët që luajnë në shfaqje janë: Artan Hetemi, Mirsad Ferati, Qendresa Jashari dhe Abrnore Nuha.