string(51) "teatri-kombetar-ne-bashkepunim-me-partneret-italian"

Teatri Kombëtar në bashkëpunim me partneret italian

Arte

Gazeta Express

26/01/2024 14:37

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është mbajtur punëtoria katërditore me 40 pjesëmarrës të moshave të ndryshme.

Partnerët e TKK nga Teatro delle Albe, Ravena Itali, përfaqësuar nga aktorja italiane Ermanna Montanari, regjisori Marco Martinelli dhe Alessandro Argnnani, janë ftuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës për të ndarë përvojën e tyre teatrore dhe për të përgatitur një grup që do të marrë pjesë në fazën e dytë të “Don Kishoti” që do të realizohet në Festivalin e Ravenës në qershorin e këtij viti.

Lexo Edhe:

Puna është fokusuar te dënimi që Don Kishoti i bën “barutit”.

Në realizimin e këtij projekti kanë ndihmuar Drejtoria për Mirëqenie Sociale dhe Komuna e Prishtinës.