Teatri Kombëtar i Kosovës në muajin nëntor me premiera dhe repertor të shfaqjeve - Gazeta Express
string(80) "teatri-kombetar-i-kosoves-ne-muajin-nentor-me-premiera-dhe-repertor-te-shfaqjeve"

Arte

Gazeta Express

05/10/2022 17:11

Teatri Kombëtar i Kosovës në muajin nëntor me premiera dhe repertor të shfaqjeve

Arte

Gazeta Express

05/10/2022 17:11

Për shkak të renovimit të objektit, në Teatrin Kombëtar do të mungojnë shfaqjet edhe këtë muaj. Ndryshe prej teatrove tjera në Prishtinë e në qytetet e tjera të Kosovës, Teatri Kombëtar do të këtë vonesë në repertorin e shfaqjeve gjatë muajit tetor. Kushtrim Sheremeti ka konfirmuar se Teatri Kombëtar tek në muajin nëntor do të filloj me premiera dhe repertor të rregullt.

Hapësira opsionale janë përmendur si zgjidhje e përkohshme për trupën artistike që do të përformoj në kuadër të programit të Teatrit Kombëtar. Njëra nder hapësirat opsionale është edhe Amfiteatri i Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Lexo Edhe:

E pikërisht në Pallatin e Rinisë do të punohet shfaqja e re e bazuar në komedinë “Pas vdekjes” e A.Z. Çajupit me regji të Fatos Berishës.

Premiera e shfaqjes pritet të luhet sapo të përfundohen adaptimet e nevojshme.

Teatrot tjera në vend kanë filluar programin e shfaqjeve përfshirë këtu Teatrin Oda, Dodona, pastaj teatrot e qyteteve të Ferizajt e Gjilanit etj.

Kujtojmë se objekti i Teatrit Kombëtar i ishte nënshtruar renovimit të tërësishëm nga data 1 korrik dhe arsyeja ishte pikërisht gjendja jo e mirë fizike e objektit për shumë kohë.

/Gazeta Express