"TeamLuizi", futbollistët e Dritës i lyejnë flokët në të bardha - tifozët "shpërthejnë" në komente - Gazeta Express
string(91) "teamluizi-futbollistet-e-drites-i-lyejne-floket-ne-te-bardha-tifozet-shperthejne-ne-komente"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2023 19:56

“TeamLuizi”, futbollistët e Dritës i lyejnë flokët në të bardha – tifozët “shpërthejnë” në komente

Futboll

Gazeta Express

25/01/2023 19:56

Klubi futbollistik FC Drita, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në Turqi.

Ata zhvilluar dy seanca stërvitore dhe nesër (e enjte) do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore, me klubin Liptovsky Mikulas nga Superliga e Sllovakisë.

Lexo Edhe:

E teksa në faqen zyrtare të klubit në Facebook u publikuan disa fotografi nga stërvitjet, pamja e dy prej lojtarëve mori vëmendjen e tifozëve.

Përkatësisht lojtarët Hamdi Namani dhe Almir Ajzeraj u vunë në dukje me ndryshimin e tyre të ri në dukje, i cili kishte të bënte me ngjyrën e tyre të flokëve.

Ata i kanë lyer flokët e tyre në të bardha – inspirim që duket se iu ka ardhur nga personazhi më i përfolur i momentit në mediashqiptare, këngëtari Luiz Ejlli.

Ky i fundit hyri me flokë të errëta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, por gjatë rrugës vendosi të ndryshonte dukjen e tij – me çka edhe u komentua në masë të madhe nga publiku.

E këtë ndryshim të lojtarëve të Dritës nuk kaluan pa e vënë re edhe tifozët, shumë prej të cilëve i kanë ngacmuar dyshen në hapësirën për komente, duke shkruar se dukja e tyre është frymëzuar nga ajo e Luizit. /Telegrafi/