Të shtëna me armë në Pejë – Plagoset një person, i dyshuari në kërkim nga policia - Gazeta Express
string(79) "te1-shtena-me-arme-ne-peje-plagoset-nje-person-i-dyshuari-ne-kerkim-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 18:10

Të shtëna me armë në Pejë – Plagoset një person, i dyshuari në kërkim nga policia

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 18:10

Një person në Pejë ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

I njëjti ka shtuar se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë,  ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia.

‘‘Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘ Papa Klementi’ në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasoj e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë,  ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia’’, thuhet në përgjigjen e Policisë. /GazetaExpress