“Të zgjidhim çështjet” Zbardhet takimi Rama- Mitsotakis - Gazeta Express
string(52) "te-zgjidhim-ceshtjet-zbardhet-takimi-rama-mitsotakis"

“Të zgjidhim çështjet” Zbardhet takimi Rama- Mitsotakis

Gazeta Express

16/09/2020 9:10

“Të zgjidhim shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën”…kështu u ra dakord në darkën e punës që kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis zhvilluan mbrëmjen e djeshme pjesë e së cilit është edhe çështje e detit! Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje si edhe ndërprerjes së diskutimeve për shfrytëzimin e zonave ekonomike ekskluzive pas ardhjes së qeverisë së re.

 Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ky takim, ku mësohet se përveç detit është diskutuar dhe për pakicat kombëtare, integrimi i Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

Lexo Edhe:

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis./repoert tv