Kim Kardashian dhe Kanye West janë shfaqur të ngjitur për njëri-tjetrin në foton më të fundit të publikuar.
Lajmet për një ndarje mes çiftit Knaye West dhe Kim Kardashian kishin marrë një hov të madh përgjatë javëve të fundit, por si duket nuk bëhet fjalë për në gjë të tillë, shkruan lajmi.net.
Këto spekulime morën fund në momentin kur ylli televiziv Kim K, hodhi në Instagram disa imazhe nga vikendi me bashkëshortin, ku dukeshin shumë të lumtur pran njëri tjetrit.
Kujtojmë se Kardashian bashkë me fëmijët e saj kishte kaluar gjithë kohën e izolimit në vilën 14 milionëshe të reperit amerikan.