Të vallëzuarit gjatë shtatzënisë redukton depresionin pas lindjes - Gazeta Express
string(65) "te-vallezuarit-gjate-shtatzenise-redukton-depresionin-pas-lindjes"

Të vallëzuarit gjatë shtatzënisë redukton depresionin pas lindjes

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

14/08/2024 18:28

Aktiviteti fizik para lindjes, veçanërisht kërcimi, mund të ndihmojë në zbutjen e depresionit pas lindjes, kanë dalë në përfundim mjekët dhe shkencëtarët kinezë.

“Ndër llojet e ndryshme të ushtrimeve, kërcimi kishte efektin më të madh të ndërhyrjes”, thanë studiuesit.

Lexo Edhe:

Këshilla, megjithatë, është të mos kërceni vetëm. Studiuesit kanë zbuluar se aktiviteti fizik i grupit ose ekipit para lindjes është gjithashtu efektiv në reduktimin e depresionit pas lindjes.

Gjendja e depresionit pas lindjes mund të jetë një “kërcënim i rëndësishëm për shëndetin publik”, thanë studiuesit, duke vlerësuar se 90 përqind e të sëmurëve nuk marrin asnjë trajtim për depresionin pas lindjes, i cili, megjithëse vlerësimet ndryshojnë sipas vendit, mund të prekë deri në gjashtë në 10 gra pas lindjes.

Tre ose katër cikle aktiviteti fizik në javë, për gjithsej deri në 150 minuta, duket se janë mënyra e duhur për ta parandaluar këtë, sugjerojnë studiuesit, me intensitet “të moderuar” të rekomanduar.

Gjetjet, të përshkruara si një meta-analizë e gati 3,000 grave dhe duke përfshirë 26 studime, u botuan në revistën mjekësore PLOS dhe bazohen në punën e një ekipi nga Universiteti i Gjeoshkencave Wuhan të Kinës.