Në mesin e shfaqjeve që do të luhen në kuadër të EtnoFest është edhe shfaqja “Të Turpëruarit” me autor Ayad Akhtar dhe regji të Altin Bashes.
“Të turpëruarit” është një shfaqje që reflekton mbi identitetin, kulturën dhe sfidat e jetës në një shoqëri të diversifikuar.
Personazhet përballen me diskriminim, paragjykime dhe dilema identitare, duke ngritur pyetje të thella mbi origjinën dhe përkatësinë e tyre.
Një thirrje për dialog dhe mirëkuptim ndërkulturor në botën moderne.
Shfaqja luhet më 11 korrik.
Aktorët: Adrian Morina, Blerta Syla Surroi, Aurita Agushi, Kushtrim Sheremti dhe Endrit Ahmetaj.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...