Të turpëruar sy bote! - Gazeta Express
string(20) "te-turperuar-sy-bote"

OP/ED

Gazeta Express

18/06/2022 15:04

Të turpëruar sy bote!

OP/ED

Gazeta Express

18/06/2022 15:04

As Albin Kurti dhe as Besnik Bislimi e Hekuran Murati nuk e dijnë se njerëzit, në fund të ditës, lidhën për një identitet që u garanton një punë, pagë të dinjitetshme dhe mirëqenie për vete e për familjën dhe jo për ide abstrakte identitare që kamuflohen si demagogji ideologjike e popullizma banditësh në shoqëri…

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Kosova është çudia e mbramë botërore.

Sui generis, jo vetëm në Rendin Botëror e atë konstitucional të brendshëm por edhe për rendin simbolik e identitar.

Kryeministri Albin Kurti ka një shtet amë, por qeverisë në një shtet të dytë!?

Në vend që ta qeverisë shtetin ku është mandatuar, me forcën e ligjit, ai qeverisë me forcën e vulgus-it, i cili i ka dhënë një legjitimitet të madh, por megjithatë, paradoksalisht ai pretendon se shteti i tij – në Kushtetutën e të cilit duhej betuar – është një shtet jo-amë!?

Ai nuk e di se idetë e mëdha politike vijnë nga individët dhe elitat (edhe nga opozita) që rëndom janë kritike ndaj pushtetit e kurrë nga masat/vulgus-i.

Kryeministri Kurti është viktimë e ideve të majta politike, kur në praktikë i duhet të sillet si i djathtë!?

Për këtë, fajtorë janë dy ekonomistët e tij, Besnik Bislimi e Hekuran Murati, që nuk po e kuptojnë lëvizjën e Kurtit kah e djathta dhe as që guxojnë ta diskutojnë këtë me të!?

Skemat sociale po shtohen duke gërryër shtetin zjvillimor, poashtu ndihmat me para të gatshme (100 eurot e fsmshme) për kategoritë e posaçme të popullsisë, sektorin privat dhe studentët.

Përderisa Kurti pretendon se Kosova ka rritje ekonomike prej 12% ai nuk flet për inflacionin prej gati 12%, sepse po të kishte rritje reale prej 12 % Qeverinë do ta detyronte që të rriste pagat në sektorin publik për poaq përqind!?

Ai po operon me këtë shifër përcta mburrë vetën dhe për ta poshtruar tjetrin/kundërshtarin.

Mirëpo, ndërkohë Qeveria është kurthuar me kategoritë e dala nga lufta çlirimtare, përkatësisht duke i përjashtuar ata nga Ligji për pagën minimale, me të cilin ishte ndërlidhur pensioni i tyre formalisht dhe faktikisht, sepse edhe pas fshirjës së Nenit 18 të këtij ligji, sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese (2017) ata merrnin pensionin e tyre konform pagës minimale prej 170 € dhe sot, edhe pas miratimit në lexim të parë, nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për pagën minimale, ata nuk do të marrin 250 € por 170!?

Përjashtimi i kësaj kategorie nga ky ligj është thjeshtë diskriminues, sepse me këtë bie instanca që e ka përcaktuar pensionin e tyre prej 170 €.

Edhe më thjeshtë, a mund të përgjigjen Kurti, Bislimi e Murati se nëse është hequr neni 18 i Ligjit për veteranët, më 2017, nëse jo me pagën minimale, në bazë të cilit kriter pra është caktuar pensioni i veteranit prej 170 € – deri në kategorizimin e tyre?

Në bazë të cilit kriter dhe cilit ligj është përcaktuar që veteranët e luftës të marron 170 € nëse mbetën jashtë Ligjit të Pagave?

Kush e përcakton këtë pagë, qoftë për një, tre apo gjashtë muaj, e ndodh edhe për vite të tëra, deri sa të bëhet një Ligj gjithpërfshirës për veteranët e luftës, siç pretendon Qeveria!?

Pyetjet janë legjitime sepse, pensioni prej 170 € nëse nuk ndërlidhet me pagën minimale, është i pakuptimtë dhe i jashtëligjshëm, prandaj avokati i popullit apo 40 deputetë të Kuvendit mund ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese si të paligjshëm!?

Dhe procesin ta kthejnë në pikën zero.

Kryeministri Kurti nuk arriti të bie në terezi me veteranët edhe pas një takimi me përfaqësuesit e tyre, sepse kjo Qeveri është e prirur të marrë vendime emotive e të ndikuara nga linja e ashpër kundër opozitës dhe jo vendime racionale, për të mirën publike.

Qeveria Kurti nuk ka ide se politikat diskriminuese çojnë në përplasje të shoqërisë me entitetet politike, në këtë rast me Kuvendin si pushtet i parë i Republikës.

Dhe për më keq, në kohën e një lufte propagandistike kundër UÇK-së, që eksponentë të partisë në pushtet e kanë instaluar në diskursin publik dhe kur, një proces gjyqësor po zhvilohet ndaj themeluesëve dhe drejtuesëve të UÇK-së (Gjykata Speciale) e vëjnë Qeverinë në shtyllën e turpit sy bote, sepse një shoqëri politike nëse nuk arrinë t’i trajtojë dinjitetshëm veteranët e luftës çlirimtare, ajo shoqëri ka probleme serioze me identitetin dhe qëndrueshmëninë e saj.

Kjo Qeveri me pasion të rrallë e shpërfillë opozitën dhe persekuton kritikët dhe vetëm pas një presioni të madh lëshon pe.

Ashiqare që nuk është e aftë që presionin ta zhvendosë tek palët tjera porse e vuan vet (nuk bashkëpunon me sindikatat dhe veteranët dhe nuk i sheh si partnerë por si armiq) prandaj jeton e ndydhur nga vet ideja e presionit.

Për një vit e tre muaj qeverisje, ky formacion politik ka shpërfillur idetë e opozitës dhe medias e Shoqërisë Civile dhe vetëm pas një presioni të intensitetit të lartë, e kjo ka ndodhur në dy raste, heqjën e taksës prej pesë eurosh për stickersa-t e veturave, të kontrabanduar paligjshëm si dhe krijimin e një komisioni hetues për KEK-un, vetëm pasi opozita refuzoi t’i votonte marrëveshjet ndërkombëtare!?

A do të shënojë opozita fitorën e radhës?

Ashiqare që po, nëse Qeveria do t’i  përfshijë veteranët (e është zgjidhja e vetme racionale!) në Ligjin për pagën minimale, kjo do të jetë fitore opozitare edhe pse dikush e quan politizim të kauzës së veteranëve të luftës, por në thelb opozita është aty për politizim e jo për depolitizim të çështjeve politike.

Pra veteranët do ta fitojnë të drejtën e tyre jo si rezultat i vetëdijësimit të ministrave të Albin Kurtit, që secilën deklaratë dhe secilin vendim e orientojnë kundër dikujt e jo për diçka, por si rezultat të protestës këmbëngulëse.

Ministrat e nominuar nga Kurti janë ata “banditët e shoqërisë”, term i Hobsbawm-it, që përshkruan më së miri politikat robin hud-ishte, merr një kategoritë shoqërore e jep një tjetre, Në bazë të kriterit ideologjik e jo të shpërndarjës së barabartë të thesarit kombëtar.

Kjo kastë qeverisëse ka një rezistencë të habitshme kundër çdo logjike të kapitalizmit dhe opozitarizmit, duke mos mësuar lekcionin fillestar pra, se shoqnia knellet vetëm me individin e këndellur, që ka një punë, pagë/pension të dinjitetshëm, një biznes që ndikon në prestigjin e tij shoqëror.

Vetëm individi i mirëqenë është individ i lirë dhe vetëm individi i lirë mund t’i kryej obligimet ndaj shtetit. Vetëm individi i lirë është i ndërgjegjshëm për identitetin dhe përkatësinë në një entitet politik dhe besnikërinë ndaj tij.

Individi të cilit ia keni cënuar dinjitetin që Francis Fukuyama e ndërlidh me Thymos-in grek, ai është armiku më i përbetuar i juaj dhe do t’ju luftojë pavarësisht pasojave, sepse vendimet arbitrare e të marrura me pasione emotive gjithmonë kundërshtohen me veprime pasionante emotive!