“Të tejkalohen ndasitë politike”, Basha takim me biznesin e vogël në Shkodër - Gazeta Express

Gazeta Express

25/11/2020 12:08

“Të tejkalohen ndasitë politike”, Basha takim me biznesin e vogël në Shkodër

Gazeta Express

25/11/2020 12:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me biznesin e vogël në Shkodër, është njohur me situatën dhe problematikat e biznesit në qytetin verior. Basha ka falenderuar Voltana Ademin që ka anulluar taksat për biznesine vogël në këtë qytet dhe i është kthyer sërish debatit për rastet e vdekjeve në vend nga koronavirusi

“Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë që ka propozuar që të hiqen taksat për këtë kategori. Qeveria nuk ka marrë përgjegjësinë që të miratojë këtë propozim të kryebashkiakes. Ne kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar, siç po bënin vendet e rajonit. Kemi kërkuar që të kalohen ndasitë politike. Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike.

Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale. Ta bënin pa presion. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës.

Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekje. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël ,duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.

Basha theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri, e cila sjell shpresë.

“Jemi vendi me ndihmën më të vogël ekonomike në rajon. Kjo është arsyeja kryesore pse rënia ekonomike në Shqipëri është dyfishi i vendeve të rajonit.

Rënia ekonomike në Shqipëri do ketë ulje dyfishe, sipas Bankës Botërore. Duhet një ndihmë që ndihmon bizneset dhe qytetarët. Duhet një qeveri që sjell shpresë për çdo familje shqiptare”, tha Basha.