Të shtunën kufizohet qarkullimi në këto rrugë në Tiranë - Gazeta Express
string(55) "te-shtunen-kufizohet-qarkullimi-ne-keto-rruge-ne-tirane"

Të shtunën kufizohet qarkullimi në këto rrugë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 15:33

Këtë të shtunë, do të zhvillohet në Tiranë ceremonia e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve.

Lexo Edhe:

Qarkullimi i automjeteve në datë 10.12.2022, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet në segmentet e mëposhtme:

•Rrugët përreth stadiumit “Air Albania”;

•Rruga “Papa Gjon Pali II” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

•Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Lek Dukagjini”;

•Rruga “Abdyl Frashëri”, segmenti nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova”;

•Rruga “Lek Dukagjini”deri tek sheshi “Federik Chopen”.

2. Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë në rrugët: rruga “Ismail Qemali”, rruga “Ibrahim Rrugova”, rruga e “Elbasanit”.

3. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë si më poshtë:

•Linja Nr. 2 ‘Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”;

•Linja Nr. 13 “Tirana e Re” do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rrugova” dhe në Bulevardin “Bajram Curri”;