Të shtënat me armë zjarri në Pogradec, turistët boshatisin hotelin: Jemi terrorizuar - Gazeta Express
string(82) "te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-pogradec-turistet-boshatisin-hotelin-jemi-terrorizuar"

Gazeta Express

08/08/2020 12:10

Të shtënat me armë zjarri në Pogradec, turistët boshatisin hotelin: Jemi terrorizuar

Gazeta Express

08/08/2020 12:10

Turistët të cilët ishin akomoduar në hotelin ku u qëllua më breshëri plumbash në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë boshatisur dhomat për t’u larguar nga kjo godinë.

Jashtë kamerave ata shprehen për abcnews.al se janë terrorizuar nga ngjarja e ndodhur, duke treguar se të shtënat me armë zjarri kanë zgjatur për disa minuta.

Lexo Edhe:

Ata thonë se nuk mund të vazhdojnë pushimet në këtë vend për sa kohë ndihen të rrezikuar për jetën e tyre.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa pronari i hoteli Jetmir Muçollari është shprehur se objektiv i atentatit ka qenë djali i tij për një konflikt të ndodhur dy vite më parë.