Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, policia zbardh ngjarjen - Gazeta Express
string(68) "te-shtenat-me-arme-zjarri-ne-malesi-te-madhe-policia-zbardh-ngjarjen"

Shqiperi

Gazeta Express

02/02/2025 17:14

Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, policia zbardh ngjarjen

Shqiperi

Gazeta Express

02/02/2025 17:14

Policia në Malësi të Madhe ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë ku në fshatin Gruemirë pati të shtëna me armë zjarri.

Përmes një njoftimi për mediat policia tha se u shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër.

“Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, bëri me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement