Të shtënat me armë në Tiranë, burrë e grua të plagosur në gjendje kritike për jetën - Gazeta Express
string(82) "te-shtenat-me-arme-ne-tirane-burre-e-grua-te-plagosur-ne-gjendje-kritike-per-jeten"

Të shtënat me armë në Tiranë, burrë e grua të plagosur në gjendje kritike për jetën

Gazeta Express

19/01/2020 22:38

Një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë zjarri këtë mbrëmje në zonën e Alliasit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Njazi Meka’ dhe sipas informacionit paraprak të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet P.L dhe A.L, burrë e grua.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe sipas informacioneve paraprake, mësohet se të dy janë në gjendje kritike për jetën.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa rrethanat e krimi mbeten ende të paqarta.

Informacion paraprak nga Policia:

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes