Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një shtetase, identifikuar si S. M., ka mbetur e plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Dërmënas, të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Fierit dhe në akset kryesore të qytetit, duke përfshirë rrugët Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe nën drejtimin e prokurorit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke siguruar prova që do t’i shërbejnë hetimit.