Të shtëna në Kodrën e Trimave: I dyshuari arratiset pas përplasjes me policinë, gjatë ikjes shkakton edhe aksident - Gazeta Express
string(112) "te-shtena-ne-kodren-e-trimave-i-dyshuari-arratiset-pas-perplasjes-me-policine-gjate-ikjes-shkakton-edhe-aksident"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 13:26

Të shtëna në Kodrën e Trimave: I dyshuari arratiset pas përplasjes me policinë, gjatë ikjes shkakton edhe aksident

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 13:26

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni policor.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kishin tentuar të ndalonin një 29-vjeçar të identifikuar si L.K. (i lindur në vitin 1996), i cili ndodhej brenda një veture në rrugën “Fahri Fazliu”.

I dyshuari ka refuzuar të zbatojë urdhrat e policisë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarëve policorë.

Në përpjekje për ta ndaluar atë, njëri nga zyrtarët ka përdorur armën zyrtare.

Pavarësisht përpjekjeve, i dyshuari ka arritur të arratiset dhe gjatë ikjes ka shkaktuar një aksident trafiku që ka rezultuar me të lënduar dhe dëme materiale.

“Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar,” thuhet në deklaratën e policisë.