Gjuajtje me armë drejt objektit të Top Channel, Policia shqiptare konfirmon vrasjen e rojës - Gazeta Express
string(90) "gjuajtje-me-arme-drejt-objektit-te-top-channel-policia-shqiptare-konfirmon-vrasjen-e-rojes"

Gjuajtje me armë drejt objektit të Top Channel, Policia shqiptare konfirmon vrasjen e rojës

Lajme

Gazeta Express

27/03/2023 2:14

Rreth orës 01:00 në transmetim direkt të reality’show “Big Brother VIP Albania” janë dëgjuar disa krisma të armëve. Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dhënë detajet e para lidhur me këtë rast, ku ka konfirmuar se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të ambienteve të “Top Channel”.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.