Të shtëna me armë zjarri para një banese në Bulqizë - Gazeta Express

Të shtëna me armë zjarri para një banese në Bulqizë

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2020 18:50

Familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar automati para banesës së tyre.

Sipas “Balkanweb” ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.

Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është e tmerruar.

Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ai ka njoftuar policinë e Bulqizës, e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.