Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje - Gazeta Express
string(54) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-shkoder-policia-jep-detaje"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 22:30

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 22:30

Mbrëmjen e sotme qyteti i Shkodrës është tronditur nga të shtënat me armë, në lagjen “Guerrile”.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Lexo Edhe:

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi:

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express