Të shtëna me armë zjarri në një restorant, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur në Brooklyn - Gazeta Express
string(82) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-nje-restorant-3-te-vrare-dhe-8-te-plagosur-ne-brooklyn"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 17:50

Të shtëna me armë zjarri në një restorant, 3 të vrarë dhe 8 të plagosur në Brooklyn

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 17:50

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një restorant në Brooklyn, New York, raporton policia lokale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit në zonën Crown Heights, ndërsa policia po kërkon disa të dyshuar që mund të kenë qenë autorë të të shtënave.

Sipas policisë, dy nga të vrarët janë të moshës 27 dhe 35 vjeç. Mosha e personit të tretë nuk është konfirmuar ende.

Tetë personat e plagosur, pesë burra dhe tre gra, me moshë midis 27 dhe 61 vjeç, u transportuan me urgjencë në spitalet lokale, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

Autoritet po punojne per zbardhjen e rrethnava te incidentit.