string(74) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-matke-te-sarajit-plagoset-nje-banor-i-gercecit"

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2025 15:57

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Maqedoni

Gazeta Express

30/05/2025 15:57

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka pasur të shtëna në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, ku një person ka mbetur i plagosur.

“Sipas denoncimit të bërë më 29.05.2025, në ora 12:53 në SPB Shkup, në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, Sh.I. (36) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, derisa ai po ecte në këmbë, dy persona të panjohur kanë shtënë ndaj tij dhe më pas janë arratisur. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.