Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital - Gazeta Express
string(86) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-lushnje-dy-te-plagosur-transportohen-me-urgjence-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2021 22:32

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital

Shqiperi

Gazeta Express

23/08/2021 22:32

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnje. Burime bëjnë me dije për ABC se disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të një lokali në pedonalen e qytetit duke lënë të plagosur dy persona. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.