Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 33-vjeçari - Gazeta Express
string(52) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-fier-plagoset-33-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2021 15:50

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 33-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2021 15:50

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fier. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur një orë më parë në fshatin Sulaj.

Bëhet me dije se R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Lexo Edhe:

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon krehjen e zonës. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.