string(63) "te-shtena-me-arme-te-lokali-i-noizy-t-zbulohet-cfare-ka-ndodhur"

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2022 14:38

Të shtëna me armë te lokali i Noizy-t, zbulohet çfarë ka ndodhur

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2022 14:38

Gjatë ditës së sotme u raportuan të shtëna me armë në Durrës që mësohet se kanë ndodhur te lokali i Noizyt në zonën e Currilave.

Bëhet e ditur se i plagosur nga të shtënat ka mbetur 31 vjeçari Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës. Mësohet se ai u plagos në këmbë pas një konflikti çasti.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kërtusha ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende si ka nisur sherri dhe se kush është autori i të shtënave me armë.

Ndërkohë vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.