Një person ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Triportit në Vlorë dhe ka nisur si një përplasje fizike mes dy personave. Sherri më tutje ka përfunduar në përdorimin e armës. Autori, po ashtu ende i paidentifikuar, ka qëlluar me pistoletë duke lënë të plagosur personin tjetër.
Autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa mundohej të largohej.