Të shtëna me armë në universitetin e Virxhinias, të paktën dy të plagosur! Vritet autori i sulmit - Gazeta Express
string(95) "te-shtena-me-arme-ne-universitetin-e-virxhinias-te-pakten-dy-te-plagosur-vritet-autori-i-sulmit"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 19:00

Të shtëna me armë në universitetin e Virxhinias, të paktën dy të plagosur! Vritet autori i sulmit

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 19:00

Të paktën dy persona u plagosën pas të shtënave me armë zjarri brenda një ndërtese në Old Dominion University në shtetin e Virginia, mëngjesin e së enjtes.

Autori i dyshuar është i vdekur, bëjnë të ditur autoritetet, të cilat sqarojnë se ai u “neutralizua”.

Të shtënat u dëgjuan pak para orës 10:50 sipas kohës lokale, në ndërtesën Constant Hall në kampusin universitar në Norfolk.

Të plagosurit u transportuan në një spital lokal, sipas CNN, i cili citon universitetin. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ka transmetuar Panorama.

Policia e universitetit, policia e Norfolk dhe ekipet e emergjencës reaguan menjëherë ndaj incidentit, njofton universiteti. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu edhe agjentë specialë të Bureau of Alcohol, Tobacco, Firearms and Explosives (ATF), agjencia federale amerikane që merret me çështjet e armëve.

Universiteti anuloi mësimet dhe aktivitetet në kampusin kryesor për pjesën e mbetur të ditës. “Ju lutemi shmangni zonën brenda dhe përreth Constant Hall, ku ekipet e emergjencës po vazhdojnë punën”, thuhet në njoftimin e universitetit.

“Old Dominion University” ka rreth 24 mijë studentë, sipas të dhënave të vetë institucionit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement