Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë - Gazeta Express
string(40) "te-shtena-me-arme-ne-shkoder-nje-i-vrare"

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 22:53

Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2025 22:53

Një ngajrje e rëndë është regjistruar në Shkodër mbrëmjen e së enjtes. Në qendër të qytetit ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe në vendngjarje ka mbërritur policia.

Viktima është identifikuar si Kristian K.

Sipas informacionit paraprak, dy autorë të veshur me të zeza, që lëviznin me motor, kanë qëlluar drejt viktimës. Aktualisht, grupi hetimor po punon në terren për zbardhjen e rrethanave, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.