Rreth orës 15:00 ka pasur të shtëna me armë në Obiliq.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 15:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Rasim Hashani” në Obiliq. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express