Të shtëna me armë në një fshat të Podujevës – Policia konfirmon vdekjen e një personi: Hetimet kanë nisur - Gazeta Express
string(102) "te-shtena-me-arme-ne-nje-fshat-te-podujeves-policia-konfirmon-vdekjen-e-nje-personi-hetimet-kane-nisur"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 20:47

Të shtëna me armë në një fshat të Podujevës – Policia konfirmon vdekjen e një personi: Hetimet kanë nisur

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 20:47

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llapashticë të Podujevës. Kjo është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.

Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

 Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë. /GazetaExpress