Policia e Pejës mbrëmë i ka arrestuar tre persona për ‘përdorim të armёs apo mjetit tё rrezikshëm’ dhe ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’.
Informata në Polici kishte shkuar për disa të shtëna me armë në një aheng në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.
Atje, Policia tha se gjeti një armë dhe disa fishekë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datën 23.07.2025, rreth orёs 23:20, është njoftuar se nё rrugën “Asllan Pushka” nё Pejё, nё njё aheng ka tё shtёna me armё”.
“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku ёshtё kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janё sekuestruar: njё (1) armё pistoletё, njё (1) karikator i armës, njёzet e dy (22) fishekё, njё (1) gёzhojё”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tё dyshuarit, siç njoftoi Policia, janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.