Të shtëna me armë në Ferizaj, plagosen një burrë dhe një grua – Deklarohet policia - Gazeta Express
string(79) "te-shtena-me-arme-ne-ferizaj-plagosen-nje-burre-dhe-nje-grua-deklarohet-policia"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 22:48

Të shtëna me armë në Ferizaj, plagosen një burrë dhe një grua – Deklarohet policia

Lajme

Gazeta Express

10/04/2026 22:48

Një rast i rëndë ka ndodhur pak më parë në Ferizaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur një femër dhe një mashkull.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

Ky i fundit ka shtuar se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

‘’Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues’’, ka thënë ai për Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement