Dy të rinj nga Çairi, të moshës 23 dhe 19-vjeçare janë arrestuar në tentativë për të grabitur një market, ndërsa njëri ka arritur që të arratiset. Autoritetet policore sqarojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën Xhon Kenedi, përcjell Gazeta Express nga Alsat.
“Sot zyrtarët policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.H. (23) dhe E.A. (19) të cilët me dhunë kanë hyrë në një market në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup në territorin e Çairit dhe kanë tentuar të kryejnë grabitje”, tha Goce Andreevski, MPB.
Të rinjtë të cilët dhunshëm kanë tentuar të futen në market, janë përballur me zyrtarët e Policisë Intervenuese dhe të Stacionit të “Bit Pazarit”, që kanë arritur në vendngjarje pas një denoncimi. Duke tentuar të ikin, policia është detyruar të shkrep një plumb paralajmërues.
“Pasi i kanë parë zyrtarët policorë, personat janë larguar dhe kanë tentuar të ikin pas çka një zyrtar policor ka shtënë një plumb paralajmërues në ajër. Pas marrjes së aktiviteteve nga liria janë privuar A.H. dhe E.A., ndërsa për një person ndërmerren masa për gjetjen e tij”, shtoi ai.
Nga MPB njoftojnë se pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër grabitësve do të dorëzohen kallëzime përkatëse./Alsat.mk
tag_katrorimaqedoni_2