Të shtëna me armë, me të nisur eskalon protesta në Shkup - Gazeta Express
string(55) "te-shtena-me-arme-me-te-nisur-eskalon-protesta-ne-shkup"

Të shtëna me armë, me të nisur eskalon protesta në Shkup

Gazeta Express

06/07/2022 22:10

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Lexo Edhe:

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Europian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

VIDEO