‘’Të sëmurë mendorë’’, Ardit Gjebrea u reagon serbëve pas shkrimeve për Anxhela Peristerin - Gazeta Express
string(85) "te-semure-mendore-ardit-gjebrea-u-reagon-serbeve-pas-shkrimeve-per-anxhela-peristerin"

Rozë

Gazeta Express

20/05/2021 12:44

‘’Të sëmurë mendorë’’, Ardit Gjebrea u reagon serbëve pas shkrimeve për Anxhela Peristerin

Rozë

Gazeta Express

20/05/2021 12:44

Anxhela Peristeri në një konferencë për media para festivalit Eurovision bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Ky veprim ka nxitur reagimin e mediave serbe, të cilat veprimin e këngëtares e kanë quajtur skandal dhe provokim.

Lexo Edhe:

Gazeta serbe “Novosti” i ka dedikuar një artikull këngëtares duke reaguar ashpër ndaj këtij veprimi.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

E këtyre lajmeve u ka reaguar ashpër Ardit Gjebrea, i cili ka publikuar një fotografi nga artikulli duke i quajtur të sëmurë mendorë.

“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”, ka shkruar Gjebrea.

Ndryshe Shqipëria interpreton sonte e 11 me radhë në natën e dytë gjysmëfinale.

Finalja mbahet me 22 maj në Rotterdam të Holandës.