Të rinjtë po rekrutohen përmes Snapchat, për të vjedhur makina luksoze në Zvicër - Gazeta Express
string(79) "te-rinjte-po-rekrutohen-permes-snapchat-per-te-vjedhur-makina-luksoze-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 9:40

Të rinjtë po rekrutohen përmes Snapchat, për të vjedhur makina luksoze në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 9:40

Sipas autoriteteve zvicerane, të rinjtë – shpesh të mitur dhe pa patentë shoferi – udhëzohen nga distanca nga organizata kriminale, kryesisht të lidhura me periferitë e qyteteve të mëdha franceze.

Komunikimi bëhet përmes mesazheve të drejtpërdrejta në Snapchat, ku rekrutuesit u japin udhëzime të detajuara për vjedhjen e automjeteve, raporton SRF, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet e përshkruajnë këtë model si “kriminalitet si shërbim”, ku secili ka një rol të caktuar: disa rekrutojnë të rinjtë, të tjerë merren me logjistikën, ndërsa një pjesë tjetër me shitjen e makinave të vjedhura.

Të rinjtë përfitojnë deri në 3,000–4,000 euro për një vjedhje, ndërsa automjetet zakonisht eksportohen drejt Afrikës Perëndimore, përmes porteve si Lagos apo Tema.

Fenomeni është në rritje: që nga fillimi i vitit 2025 janë raportuar mbi 270 vjedhje të makinave luksoze në Zvicër, mesatarisht gati katër raste në javë.

Rastet shpesh përfshijnë ndjekje policore dhe aksidente, duke rritur shqetësimin për sigurinë publike dhe rolin e rrjeteve sociale në krime të organizuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement