"Të rinjtë , arsimimi dhe papunësia" shkruan Donika Bakiu për gjendjen e mjerueshme me të cilën ballafaqohen rinia në vendin tonë - Gazeta Express

Maqedoni

Gazeta Express

12/12/2019 15:41

“Të rinjtë , arsimimi dhe papunësia” shkruan Donika Bakiu për gjendjen e mjerueshme me të cilën ballafaqohen rinia në vendin tonë

Maqedoni

Gazeta Express

12/12/2019 15:41


Në asnjë moment në historinë e vendit  nuk ka qenë  kaq i braktisur nga të rinjtë , ata ikin dhe askush nuk bën përpjekje për ta ndalë këtë ikje masive . Kjo është zhurma e të rinjve që kërkon të bëjë presion më të madh në vendin tonë,  migracioni masiv do  të ketë pasoja të thella për gjithçka.

Askund nuk mund të ndjehen presionet e zhurmës së të rinjve aq thellësisht sa në vendin tonë këto vitet e fundit. Të rinjtë ikin dhe tek të gjithë është problem vendi i punës. Nga ana tjetër ne kemi një rini që janë ambiciozë,por vendet e punës shkojnë në mënyrë partiake.  Të rinjtë lëvizin, nga një vend në vend tjetër  dhe në qytete në vendet e largëta, ku ata janë gjithnjë e më të padëshiruar bëjnë ‘’luftë’’ deri sa sistemohen sepse vendi i tyre është kthyer në tmerr.

Të rinjtë  janë në vështirësi.  Zakonisht pas përfundimit të studimeve të ciklit të parë por edhe të ciklit të dytë ata e kanë të vështirë, të gjejnë vend pune . Partitë në pushtet zakonisht punësojnë në bazë të aktiviteteve partiake .

Një rritje e papunësisë së të rinjve është një parashikues më i mirë i trazirave sociale sesa praktikisht çdo faktor tjetër, para zgjedhjeve në vendin tonë bëhen punësime vetëm për të siguruar votat e partive në pushtet e pas zgjedhjeve  premtimet mbeten të  të paplotësuara. Shohim në televisione se nxënësit tanë kanë dalë në testim të dobët .

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 67 nga testimi ndërkombëtar PISA i vitit të kaluar, për nxënësit e shkollave të mesme. Rezultatet u bënë publike nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Sipas tyre, nxënësit e Maqedonisë  së Veriut janë vlerësuar me 393 pikë për lexim, 394 për matematikë dhe 413 për shkenca natyrore. Dikush mund të thotë se ‘’edukimi nxit ambicien’’ po mundet por nga kush tek ne mësuesit janë partiakë le të thotë një drejtor shkolle që punësimet i bën vetë , kemi vite që ata vetëm emrin e kanë drejtorë shkollash ose të ndonjë institucioni tjetër dhe nuk mund të marrin asnjë vendim vetë. 

Pushtetarët thonë se  investojnë  në arsim nëse këtë e quajnë investim atëherë le për të dëshiruar ,shkollat me kushte të tmerrshme , orare shumë të gjata ,nga ana tjetër  papunësia e të rinjve jo partiakë  po rritet e të rinjtë ikin. Nëse nuk ndalet ky tmerr atëherë do të mbetet vendi pa të rinj do të merr malli të shohësh një të ri në qytet ose fshat.

Kjo është jeta  në Maqedoninë e Veriut?! A ka ndonjë shpresë të vogël për të jetuar në këtë vend?! Nga një anë tjetër dëgjojmë , shohim se si disa profesorë kërkojnë  nga studentet favore seksuale ose para në këmbim të notës.

Në fund të muajit maj e mbaj mend se në Klubin Feminist u denoncuan një numër profesorësh , sot e kësaj dite asgjë nuk u bë si gjithmonë në harresë!Në vend që të merreshin  me problemin që ndodh , u morën me metodologjinë e hulumtimit që kishte bërë klubi feminist  dhe “a janë apo jo të vërteta ato denoncime” sepse mund të ndodh të gënjejnë  studentët. Sa e tmerrshme prindërit i dërgojnë fëmijët në universitet e atje paska profesorë të tillë!

A hy kjo temë në të drejtat e njeriut ose të drejtat në vendin tonë? Ose studentët nuk i konsiderojmë të tillë i marrim vetëm kur duhet të mbushen sallat e universiteteve?!

Ju të nderuar që i dini këto të gjitha dhe rrini heshtur vetëm të mos i lëshoni kolltuqet a ju shkon në mendje që në të ardhmen vajzat e juaja mund të jenë një ndër këto viktima. Siç e shohim  ardhmja do të shkatërrohet krejtësisht në këtë vend, shkruan Donika Bakiu.