Të rejat e ‘Manifesta 14’ - Gazeta Express
string(23) "te-rejat-e-manifesta-14"

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 13:25

Të rejat e ‘Manifesta 14’

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 13:25

Të premten filloi ‘Manifesta 14’. Festivali nomad i kulturës i cili lëviz e përfshin qytete anekënd botës, më 22 korrik i hapi dyert për vizitor në kryeqytet, në Prishtinë.

Pas shumë instilacioneve në hapësira publike, tjetërsimi të monumenteve identifikuese në kryeqytet, të premten në mbrëmje u bë hapja e festivalit i cili do të zgjas deri me 30 tetor. Artist të pranishëm, bende muzikore, figura politike e vetë presidentja e organizatoret e “Manifesta-s’, u grumbulluan në pllatin e Pallatit të Rinisë, në të njëjtat hapësira ku u mbajt edhe Panairi i Librit, rreth një muaj më parë.

Lexo Edhe:

Hapja e festivalit përfshiu edhe një performancë artistike, të artistit i cili dha spektakël brenda publikut ku ishin grumbulluar. E e gjithë pamja e mbrëmjes e ceremonisë hapëse rrinte ngjitur me veprën artistike të artistit Petrit Halilaj, shkronjat e vendosura përmbi Grand Hotel, dukeshin shumë qartë dhe më bukur në mbrëmjen e 22 korrikut.

Pos në Grand, ndërhyrje pati edhe në ‘monumentin e komunizmit’ i cili u ngjyros komplet për t’i dhënë një tjetër pamje vetë monumentit e vetë Prishtinës.

Dita e parë, pas hapjes zyrtare, filloi me një varg aktivitetesh, nga ora 10 deri në orën 21:00, festivali gjeti vend në sheshe, hotelin grand, galerinë kombëtare e hapësira tjera.

Përformanca e artistes Uyra Sodoma u bë në sheshin Zahir Pajaziti më fillim nga ora 12:00, për të vazhduar me programin e ‘ Qendrës për praktiken narrative’, përformancë në Bibliotekën Kombëtare, në fabrikën e tullave, Hotelin Grand dhe për t’i len gjithë hapësirën pastaj Galerisë Kombëtare.

Në Galerinë Kombëtare, ekspozitat filluan nga ora 17:00 deri në 21:00, pos tyre pati edhe përformanca nga artistët: Astrit Ismaili, Haveit Collective, Selma Selman dhe Hristina Ivanoska.

As e diela nuk mbeti pushim për ‘Manifesta 14’, programi filloi si zakonisht në ora 10:00 për të zgjatur deri në ora 17:00. Në mesin e përformancave të programit “Centre for Narrative Practice” pati edhe diskutime më artistin Luz Broto dhe recital në piano në Grand Hotel. Programi i ditëve në vijim do të vazhdoj me artist të ndryshëm e vepra të ndryshme artistike, programi gjendet në faqet zyrtare në ‘Manifesta 14’, çdo risi, çdo ndërrim orari lajmërohet në faqe të festivalit.

/Gazeta Express