Të rejat e fundit për foshnjën e cila rezultoi pozitiv me koronavirus - Gazeta Express
string(69) "te-rejat-e-fundit-per-foshnjen-e-cila-rezultoi-pozitiv-me-koronavirus"

Të rejat e fundit për foshnjën e cila rezultoi pozitiv me koronavirus

Gazeta Express

10/07/2020 9:16

Të enjten, në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 te një i porsalindur.

Kryetarja e Shoqatës së Neonatologëve në Kosovë, Burbuqe Skenderi, tha për Telegrafin se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo Edhe:

“Gjendja shëndetësore e foshnjës e cila ka rezultuar dje pozitiv me COVID-19, është e mirë”, deklaroi ajo.

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm pasi që virusi nuk zgjedh moshë.

Ndryshe, dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 207 raste të reja pozitive me COVID-19, duke çuar në 4 mijë e 307 numrin e personave të infektuar me virus nga fillimi i pandemisë. Aktualisht, raste aktive janë 2 mijë e 118, kurse deri tani janë shëruar 2 mijë e 95 persona. Ndërkaq, numri i viktimave ka shkuar në 94.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19.