I prekuri me Covid-19 përjeton sulm gjatë transmetimit direkt - Gazeta Express
string(62) "te-prekurin-me-covid-19-e-kap-sulmi-gjate-transmetimit-direkt1"

I prekuri me Covid-19 përjeton sulm gjatë transmetimit direkt

Gazeta Express

06/07/2020 21:24

Petrit Bylykbashit, i prekur me Covid-19 ka qenë i ftuar në emisionin Frontal live në T7 ku ka folur për rikthimin e koronavirusit ndonëse një herë e ka kaluar.

Ai ka thënë se virusi tek ai është më agresiv sesa herën e parë. Madje gjatë lidhjes live përmes viberit, Petriti është detyruar ndal komunikimin për shkak të sulmeve.

Lexo Edhe:

“Momentalisht derisa jam t’u folë me ty janë t’u kalu brenda një sulmi”, thotë Petriti derisa moderatori kërkon ndërprerjen e bisedës nëse ai nuk ndjehet mirë.

Megjithatë biseda vazhdoi edhe më tej, bashkë me sulmet qe e shoqëronin të prekurin me Covid 19.

Edhe pse në këtë gjendje, i riu nga Prishtina ka thënë se vazhdon trajtimin në shtëpi meqenëse kushtet në klinikën Infektive janë të vështira.

Me poshtë e keni videon dhe momentin kur ai goditet nga sulmet: