Përveç ilaçeve, për format e buta të ndjesisë për të vjellë mund të përdorni xhinxherin ose akupresurën duke përdorur byzylykë specifikë.
Pse xhinxher?
Karakteristikat anti përzierje të xhinxherit, një bimë rizomatike që përmban vaj esencial, xhinxherol dhe shogaol, përbërës këta të njohur si stimulues i qarkullimit të gjakut dhe të njohur për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe anti oksidues. Xhinxheri mund të merret në forma të ndryshme, në çaj, i përpunuar, në formën e frutave të ëmbëlsuara, të pjekura në skarë etj. Si një ilaç bimor xhinxheri mund të përgatitet edhe si çaj bimor duke u përzier edhe me kamomil dhe kopër.
Gjithashtu për të përzierat nga makina
Sa i përket akupresurës, është e mundur që të stimulohen, kompresohen, disa pika të kyçit të dorës dhe parakrahut dhe të kenë një efekt pozitiv në sistemin gastrointestinal. Rrathët speciale antipërzierje përdoren gjithashtu për të vjellat kur të zë makina.
Fajin e kanë hormonet
Të përzierat janë një çrregullim kryesisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin gruan shtatzënë. Në shumë raste, të përzierat paraprijnë të vjellat. Ky çrregullim është i njohur, megjithëse në mënyrë jo të duhur, si të përzierat e mëngjesit, pasi shfaqet kryesisht pas zgjimit, por mund të ndodhin në çdo kohë të ditës. Një nga format e saj më serioze është hyperemesis gravidarum, e cila gjithashtu mund të çojë në dehidatim dhe humbje peshe. Në format më serioze është e nevojshme të drejtoheni te specialisti i cili do të përshkruaj një terapi themelore të ilaçeve anti-përzierje ose një shtrim ndoshta në spital.
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...